Nga: Daut Dauti
Kështu titullohet kjo pikturë e punuar nga Jean Baptiste Vanmour, e cila gjendet e ekzpozuar në Rijksmuseum (Amsterdam). Piktura besohet se është punuar mes viteve 1730-1737.
Halil Patrona ka qenë shqiptar nga një fshat i Manastirit. Në vitin 1730 Halili e ka organizuar një kryengritje ne Stamboll dhe e ka hequr nga pushteti sulltan Ahmetin III dhe e sjell sulltan Mahmutin. Me këtë ka përfunduar Periudha e Tulipanëve. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e Perandorisë Otomane. Nuk ka qenë lehtë të hiqet sulltani nga pushteti, të ekzekutohet dhe të zëvendësohet me një tjetër.
Ekzistojnë shumë tregime për jetën dhe profesionin e Halilit. Disa thonë se ka qenë shitës në pazar, disa shitës derë më derë, e disa punëtor në hamam (ata që t’i japin peshqirët te dera ose që t’ngjeshin). Por, varianti më i besueshëm është ai i disa historianëve që bëjnë me dije se Halili ka qenë udhëheqës i një grupi të madh të jeniçerëve (disa mijëra), shumica shqiptarë.
Përndryshe, Halili është vra në pabesi, siç tregon edhe piktura. Vrasjen ia organizoi i njëjti sulltan që ky e hipi në pushtet. Nuk ka pasë rrugëdalje tjetër sulltani. Me pasë lanë gjallë Halilin, ky e kish ndërruar edhe këtë sulltan.
Halili ka pasë tjetër mbiemër, por shqiptarët në Stamboll e kanë quajtur Patron (si sot që i thonë njani tjetrit Boss). /Telegrafi/