Telegrafi

​Vrasja e Erona Coklit, mbahet marsh revolte në Prishtinë

Në orët e pasdites sot në Prishtinë u mbajt një marsh në shenjë revolte ndaj vrasjes së Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” me thirrjet për ndalimin e vrasjes së grave dhe keqtrajtimit të tyre, si dhe parullat “Liri dhe siguri për gratë”, “Gra revoltohuni”, “Ne nuk harrojmë”, “Ne nuk heshtim, nuk durojmë.”

Lexo po ashtu Flet axha i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj, thotë se çifti ishin ndarë para një viti

I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Valon Aliu (36) më 12 prill ka dalë para Gjykatës Themelore të Ferizajt ku iu caktua masa një muaj paraburgim.

Përveç fatit tragjik të Erona Cokli, në vendin e ngjarjes kishte mbetur i plagosur edhe vëllai i saj 15-vjeçar, por jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët kanë bërë me dije se të miturit i është hequr plumbi që kishte në parakrahun e djathtë.