Avokati i Kelmendit, kërkoi që kërkesa e familjarëve të viktimës të rrëzohej, pasi do të zvarriste procesin penal. Gjithashtu, ai i kërkoi gjykatës gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet që janë në dosje.
Prokurori i çështjes tha se ishte dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve e la në dorën e gjykatës.
Për të dhënë përgjigje kërkesave të të dyja palëve, gjykatësi Micko vendosi të shprehet më datë 8 qershor, raportoi BW. /Telegrafi/