Dy ditë pas vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiça, policia bën me dije se është arrestuar shoku që ndodhej me të në lokal, Redjan Rraja, 31 vjeç nga Kruja.
Sipas burimeve zyrtare mbi Rrajën rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi i riu nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen.
Rraja bashkë me A. T dhe S. K ka qenë në tavolinë e në shoqëri me Elton Çiçën, në momentin kur i është afruar një person me kapele dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në ambientet e lokalit “De Niro”. Elton Çiça humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.