Site icon Telegrafi

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, policia arreston dy persona, punonjës në hotel

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë (19 gusht).

Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagradi që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, 33-vjeçari Ersild Ishmi dhe 22-vjeçari Arsid Hoxha.

Ndërkohë që nga përplasja fizike mes tyre, Zagardi ka mbetur i plagosur në këmbë. Në kërkim nga policia janë shpallur dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, që dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes së dyfishtë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera menjëherë pas ngjarjes:

-Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaloi shtetasin M. P., 29 vjeç, banues në Shkodër;

-në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Lezhës, u ndalua shtetasi Z. Z., 26 vjeç, banues në Dibër.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbulohet zanafilla e konfliktit

Këta 2 shtetas, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbremshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve E. F., G. F., A. H. dhe E. I..

Shtetasi Z. Z., rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:00, ku dy kunetërit mbetën fillimisht të plagosur nga të shtënat, por ndonëse u dërguan në Spitalin e Shkodrës, fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të mara.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj bëri me dije pas ngjarjes se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes, janë pronarë të një hoteli, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i mëparshëm mes tyre dhe viktimave. /Telegrafi/

Exit mobile version