Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit, ka dal të jetë fatale për dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i komunës së Deçanit.
Sejdi Dobraj, ka thënë për Gazetën Fjala se vrasja në e dy vëllezërve Ramaj është kryer nga babë e bir – Salih e Durim Lushaj. Salih Lushaj është arrestuar nga Policia, ndërsa djali i tij është në kërkim.
“Zënka mes personave të një familje Lushaj dhe tjetrës Ramaj ka rezultuar me dy të vrarë. Një person është arrestuar, kurse tjetri është në arrati. Deri tash sa kemi marrë vesh bëhet fjalë se zënka ka filluar për një xham autobusi, që ka qenë banale”, ka thënë Dobraj Gazetën Fjala.