Telegrafi

Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër, gjendet i djegur automjeti i autorëve të krimit (Video)

Dy vëllezër janë ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre.

Po në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë të cilës i është vënë flaka, por mbërritja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që mjeti të mos digjet i tëri.

Lexo po ashtu Shkodër, vriten dy vëllezër

Dyshohet se pikërisht ky mjet është përdorur nga ekzekutorët e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit mëngjesin e së shtunës në Shkodër, e më pas mendohet se i kanë vënë flakën makinës tip Benz, për të zhdukur gjurmët, raporton tch.

Për të parë videon kliko KËTU