Gjykata e Qarkut në Moskë miratoi kërkesën e prokurorisë për ndalimin e Daria Trepova, e cila u arrestua pas shpërthimit që vrau të dielën blogerin e luftës, Vladlen Tatarsky.
Trepova akuzohet për terrorizëm dhe tregti të paligjshme të eksplozivëve. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri më 2 qershor 2023, kurse seanca nw rastin e saj ishte e mbyllur për mediat.
Sipas prokurorisë, Trepova ia dorëzoi Tatarskyt statujën e mbushur me eksploziv në një kafene në Shën Petersburg të dielën pasdite.
Pasi i dorëzoi dhuratën blogerit, statuja shpërtheu në duart e tij, duke vrarë vetë Tatarskyn dhe duke plagosur 40 të ftuar.
Komiteti hetimor e cilësoi atë që ndodhi si një sulm terrorist, duke pretenduar se ishte planifikuar dhe organizuar në Ukrainë.
Meduza raporton se një organizatë që e quan veten Ushtria Republikane Kombëtare (NRA) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Tatarskyt.
Më herët, mori përgjegjësinë edhe për vrasjen e Daria Dugina, vajzës së ideologut pro-Putin, Aleksandar Dugin.
“Ne organizuam dhe zhvilluam një aksion më 2 prill 2023, kundër grupit të aktivistëve Z dhe personalisht kundër luftëtarit të njohur dhe propaganduesit të luftës, kriminelit të luftës Maxim Fomin, i njohur si Vladlen Tatarsky”, thuhet në mesazhin e publikuar nga NRA.
“Këtë akt e kemi përgatitur dhe e kemi kryer në mënyrë të pavarur dhe nuk kemi asnjë lidhje dhe as kemi marrë ndihmë nga struktura të huaja, e lëre më shërbime speciale”, thanë ata.
NRA gjithashtu deklaroi se veprimi i tyre nuk ishte i drejtuar kundër “civilëve paqësorë” dhe se të gjitha viktimat e sulmit ishin mbështetës të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Organizata u bëri thirrje aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut për të ndihmuar Daria Trepovan, të cilën autoritetet dyshojnë se ka kryer sulmin. Ata gjithashtu u bënë thirrje rusëve që t’i rezistojnë regjimit në Kremlin në të gjitha nivelet, “deri në shkatërrimin e tij të plotë”. /Telegrafi/
‼️ The moment of the explosion in a cafe in St. Petersburg, the last seconds of the life of propagandist Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin)#Tatarsky puts the bust back in the box, the listener asks a question about the destruction of bridges in Ukraine, and at that moment an… pic.twitter.com/sbv3BAxA12
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023