Site icon Telegrafi

Vrasja e Behar Sofisë, Prokuroria jep vendimin: 127 vjet burg për 5 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 127 vite burg për 5 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Behar Sofia në 25 shkurt të vitit 2021.

Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyri rrëfimi i të cilit zbardhi ngjarjen, SPAK kerkoi 7 vite burg, ndërsa për të pandehurit e tjerë 30 vite heqje lirie.

Kujtojmë se Behar Sofia, u ekzekutua në një atentat mafioz vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.

66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në buzë të lumit Lana në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator duke e lënë të shtrirë në trotuar.

Ndër të tjera kujtojmë se 66 vjeçari në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Gjithashtu për të zbardhur motivet e krimit, policia ka rihapur edhe një ngjarje të ndodhur në Berat në vitin 1997, ku dyshohej se Behar Sofia ishte i implikuar.

Exit mobile version