Site icon Telegrafi

Vrasja e Agonis Tetaj, Shaban Gogaj edhe në rigjykim dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

Edhe në rigjykim, Shaban Gogaj është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt në shtator të 2018-ës. Herën e parë ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Pejë nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

Për vrasje nga pakujdesia, Gogaj është dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 3 vite. Gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 7 viteve burgim ndaj të akuzuarit Gogaj, duke e llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim prej 23 shtatorit 2018.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Agonis Tetajt heq dorë nga kërkesa për 628 mijë euro dëmshpërblim

Ndërsa, Isuf Cacaj është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje, raporton Betimi për Drejtësi.

Kjo është hera e dytë që Shaban Gogaj dënohet me burgim pasi është gjetur fajtor për “vrasje nga pakujdesia” që kishte ndodhur në lokalin e familjes Gogaj.

Në seancën e fundit, bashkëshortja e të ndjerit Tetaj, Albesa Cacaj ka hequr dorë nga kërkesa pasurore-juridike, duke kërkuar që të vendoset drejtësia e të mbyllet çështja penale.

Exit mobile version