Momente dramatike vijnë nga Gjykata e Fieri, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamnin, i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiun dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonte.
Nëna, familjarë e të afërm kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës, duke kërkuar se ku mbahej Klodian Çala.
Të afërmit kërkojnë dënim me vdekje për autorin.
“Drejtësia e vetme është varja në shesh. Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit”, shprehet nëna e vogëlushit.
Të tronditur një ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit Mateos së vogël, familjarët hedhin akuza ndaj sistemi gjyqësor dhe policisë, pasi sipas tyre lanë të lirë një kriminel si Klodian Çalamani. /ABC News/