Site icon Telegrafi

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, avokati Gashi: Qytetarët do të hapin fond për të ndihmuar motrën dhe vëllain e tij

Avokati Tomë Gashi, ka njoftuar se qytetarët kanë vendosur që të hapin një fond, për t’i dalë në ndihmë vëllait dhe motrës së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu i cili u vra nga dy të mitur.

Gashi në një postim në Facebook, ka shkruar Lulzimi ishte jetim pasi që të dy prindërit i kishin vdekur kohë më parë.

“Luli ishte mbajtës i familjes dhe si 18 vjeçar punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë (fast food). Me pagën e tij Luli i mbante dy anëtarët e tjerë të familjes, motrën dhe vëllain të cilët për arsye shëndetësore nuk mund të punojnë”, ka shkruar avokati Gashi.

Avokati tutje ka theksuar se familja e tij gëzonte një ndihmë financiare në shumën prej 110 euro nga institucionet shtetërore.

“Qytetarët me vullnet të mirë kanë vendosur që të hapin një fond bamirës për familjen e Lulit. Qasja dhe destinimi i parave që do të grumbullohen në këtë fond shkon vetëm për motrën dhe vëllain e Lulit”, është shprehur Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version