Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, ku mësonte 16-vjeçari i vrarë nga Novosella, kanë protestuar sot para Gjykatës në Tetovë.
Protesta e tyre u organizuan sot para Gjykatës Themelore në Tetovë, ku pritet të merret në pyetje e mitura e cila pranoi ditë më parë në Polici se kishte kryer vrasjen natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.
E dyshuara për vrasje është sjellë sot nën masa të rrepta të sigurisë.