Telegrafi

Vrasja e 16-vjeçares nga babai shqiptar në Itali, reagon drejtoresha e shkollës

Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Italinë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj ekzekutoi shtetasin italian Massimo De Santis, plagosi bashkëshorten si dhe vrau të bijën 16-vjeçare.

Malaj dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte me shtetasin italian Massimo De Santis, me të cilin u ndesh në shkallët e pallatit ku banonte.

Malaj ka nxjerr thikën dhe e ka ekzekutuar në vend italianin. Më pas ai është ngjitur në banesë ku ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

E bija, Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen. Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulantit u plagos rëndë, por mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pamjet e krimit të rëndë, Taulant Malaj i ka filmuar dhe ua ka shpërnda disa miqve dhe të afërmve në Whatsapp, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë.

45-vjeçari, i cili punonte si bukëpjekës, u arrestua nga policia, teksa ishte duke kërkuar në afërsi të pallatit për djalin 5-vjeçar që po ashtu donte që ta vriste.

Lexo po ashtu Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Taulant Malaj filmoi dhe i shpërndau pamjet e rënda në Whatsapp

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe mësuesja e 16-vjeçares Xhesika Malaj. Carmine Collina, drejtuese e institutit ku Xhesika ndiqte studimet, tha për mediat italiane: “Ajo ishte një studente që ndiqte rregullisht mësimin, e cila kurrë nuk kishte probleme me integrimin.

Ne do të qëndrojmë rreth shokëve të saj të klasës në mënyrë që tju lehtësojmë atyre dhimbjen për ngjarjen e rëndë. Sot në orën 9.45 do të respektohet një minutë heshtje në të gjitha klasat. Ne do të mirëpresim shokët e klasës së Gessica-s dhe do të punojmë me psikologen e shkollës për të kaluar këtë moment të vështirë”, u shpreh Collina. /Telegrafi/