Site icon Telegrafi

Vrasja e 13 turqve në Irak, Ankaraja thërret në bisedë ambasadorin e SHBA-së

Ministria Turke e Punëve të Jashtme ftoi sot në një bisedë ambasadorin amerikan në Ankara.

Sipas Ministrisë Turke të Punëve të Jashtme, atij do t’i përcillet reagimi i fortë turk ndaj deklaratës amerikane në lidhje me vrasjen e 13 turqve të rrëmbyer nga ekstremistët kurdë në veri të Irakut.

Turqia njoftoi dje se ekstremistët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të ndaluar (PKK) ekzekutuan të burgosurit gjatë një operacioni ushtarak kundër grupit, raporton aa.

Lexo po ashtu Pas vrasjes së 13 pengjeve turke, Erdogan fajëson SHBA-në për mbështetjen e rebelëve kurdë

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dënojnë vrasjet nëse konfirmohet që PKK është përgjegjëse.

Deklarata amerikane u komentua edhe nga presidenti turk, i cili tha se i dukej si një shaka. /Telegrafi/

Exit mobile version