Site icon Telegrafi

Vrasin aligatorin që u hante lopët në fermë (Foto/Video)

Disa gjahtarë nga Florida kanë kapur një aligator 362 kg dhe të gjatë rreth 5 metra që po u hante të gjitha lopët në fermën e tyre në Okeechobee.

Aligatori u vra nga pronari i fermës Lee Lightsey, i cili zbuloi këtë kafshë gjigante në një pellg afër bagëtive, transmeton lajmi.net.

Kjo krijesë ishte aq e madhe saqë u desh të përdorin një traktor për ta kapur atë.

Pas vrasjes së aligatorit, pronari ka në plan që mishin e tij ta ndajë për bamirësi.

Exit mobile version