Site icon Telegrafi

Vrasësja pashpirt e Putinit, për viktimat: Për ne snajperët, ata nuk janë njerëz!

Një vajzë jetime u bë një snajper adoleshente në konfliktin e përgjakshëm në Ukrainën lindore – para se të fitoi një konkurs bukurie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Olga Shishkina, 21 vjeçare, u bë vullnetare për të luftuar për forcat pro-Putin dhe tha se ajo duhej të luftonte për pranim pasi fillimisht dyshohej si një spiune ukrainase.

Por, siç thuhet tutje, ajo u bë një nga vrasësit më vdekjeprurës, duke goditur një objektiv nga pothuajse 1200 metra larg.

Megjithatë, ajo nuk ka treguar se është penduar për viktimat.

Duke folur për herë të parë rreth të qenit në vijën e frontit në luftën civile që preku Europën Lindore, ajo tha: “Unë nuk kam vrarë njerëz, nuk është e saktë ta them në këtë mënyrë”.

“Për ne, snajperët, ata nuk janë njerëz. Ata janë objektiva. Unë i qëlloj objektivat e gjalla dhe shumë shpesh, këta janë armiq. Unë nuk mendoj për ata që unë qëlloj”.

Ajo po luftonte për të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, një rajon i shkëputur i Ukrainës i mbështetur nga Putini.

Megjithatë, së fundmi ajo është futur në një garë bukurie, të quajtur “Zonjusha e Republikës”, në të cilën thuhet të ketë fituar edhe një çmim. /Telegrafi/

Exit mobile version