Site icon Telegrafi

Vrasësit masiv në SHBA preferojnë pushkën automatike AR-15, mbi 8 milionë amerikanë posedojnë një armë të tillë (Video)

Arma e preferuar e vrasësve masiv në SHBA është pushka automatike AR-15. Kjo armë është përdorur gjatë masakrës në Teksas, në koncertin e Las Vegasit gjatë muajit të kaluar, në klubin e natës të homoseksualëve në Orlando dhe në shkollën e mesme “Sendy Cook” gjatë vitit 2012.

Prodhimi i pushkëve AR-15 është dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, kurse gjatë vitit 2015 janë prodhuar afro 3.7 milionë pushkë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse gjatë administratës së Barack Obamës ka pasur tendenca për zvogëlimin e sasisë së armëve të prodhuara, një gjë e tillë ishte refuzuar kategorikisht nga ekspertët e kësaj industrie.

Arsyeja pse pushka automatike AR-15 është shumë e kërkuar, është fakti se është e lehtë për përdorim, precize dhe praktike.

Organizata nacionale e SHBA-së e ka quajtur AR-15 si “pushkën më të popullarizuar në SHBA”, dhe besohet se më shumë se 8 milionë qytetarë të këtij vendi posedojnë këtë lloj të pushkës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IStQjrXJzDA

 

 

 

Exit mobile version