Site icon Telegrafi

Vrasësit e qëlluan me armë një biznesmen britanik në Spanjë, për lidhjen që kishte me “shpërndarjen e drogës”

Biznesmeni britanik nga Mançesteri, Peter Andrew Williamson është qëlluar me armë nga vrasësit, derisa po parkonte përjashta shtëpisë së tij në Riviera del Sol të Spanjës.

Mësohet se 39-vjeçari ka vdekur menjëherë, pasi u godit nga një prej shtatë plumbave, që u hodhën në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

Vetura nga e cila u qëllua, kishte qenë prapa tij dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Britaniku Williamson

Sipas të dhënave biznesore, Williamson ishte regjistruar si ndërmjetës i vetëpunësuar në sektorin bujqësor, i specializuar në marrëdhënie ndërkombëtare.

Gazeta lokale Diario Sur, raportoi sot se policia po përqendrohet në teorinë se vrasja e tij ishte e lidhur me shpërndarjen e drogës, pasi që ai ishte arrestuar në muajin mars nga policia spanjolle, për shfrytëzimin e një firme transporti për të dërguar kanabis nga Malaga në një destinacion të paidentifikuar.

Policia nuk ka bërë të ditur asnjë të dhënë, derisa vrasësit janë në arrati dhe nuk janë identifikuar.

Kjo është vrasja e dytë brenda një jave në atë zonë, ku të premte e kaluar është qëlluar një burrë për vdekje, derisa vrasësit që besohet të jenë me origjinë arabe janë larguar me shpejtësi.

Në përgjithësi, zona është e përfshirë nga akte dhune të shkaktuara nga grupet që merren me shitjen e drogës.

Gjatë muajit janar, një milioner u qëllua për vdekje, derisa po dilte nga shtëpia tij luksoze. /Telegrafi/

Exit mobile version