Telegrafi

Vrasësit e mëlçisë

Studimi i botuar në revistën “Hepatology” ka treguar se ushqimi i pasur me proteina dhe yndyra shpesh sjell deri te zhvillimi i sëmundjes së quajtur “mëlçia yndyrore”- gjendje e cila është paraprirës i sëmundjeve serioze të mëlçisë, siç është cirroza, por madje edhe karcinoma e mëlçisë.

Faktorë tjerë të rrezikshëm për paraqitjen e “mëlçisë yndyrore” janë mbipesha, jo-ndjeshmëria në insulinë dhe sëmundja e sheqerit- që po ashtu janë të lidhura me ushqyerjen e gabuar dhe me konsumimin e pabalansuar të kalorive.