Mediat e Belgjikës raportojnë se janë shpallur sot fajtorë të akuzuarit serbë për vrasjen e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Enveri Hadrit.
Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:30, Hadri ishte në veturë kur u ndez drita e kuqe në semafor. Një makinë kalon pranë, nga ku vijnë të shtënat me armë drejtë tij. Hadri ishte 49 vjeç dhe vdiq në vend nga plumbi në kokë.
Hetimet e autoriteteve belge që kanë zgjatur me vite, kanë ardhur në përfundimin se krimi ishte bërë nga shërbimet sekrete jugosllave, në bashkëpunimin me nëntokën e Beogradit.
Në momentin kur u vra, Hadrit në xhep iu gjet lista prej 32 shqiptarëve që ishin vrarë rishtas nga Policia serbe në manifestimet paqësore në përpjekje për të mbrojtur autonominë e Kosovës.
“Juria e Gjykatës Penale të Brukselit ka shpallur fajtorë tre persona të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit më 1990”, raporton lavenir.net, transmeton Telegrafi.
Të dënuarit janë: Veselin Vesko Vukitiq, Andrija Drashkoviq (“biznesmen” nga nëntoka serbe) dhe Bozhidar Spasiq (shef për operacione speciale i UDB-së jugosllave).
“Juria erdhi në përfundim se Hadri është vrarë nga dy kriminelë nga Beogradi, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, nën urdhrat e shërbimeve sekrete jugosllave, shef i operacioneve të së cilave ishte Bozhidar Spasiq”, citon mediumi belg vendimin e gjykatës. “Motivet e krimit ishin politike, sepse Hadri, që mbronte interesat e shqiptarëve të Kosovës dhe pavarësinë e saj, paraqiste kërcënim për ish-shtetin federal të Jugosllavisë dhe për Serbinë”.
Dy pjesëmarrës të tjerë në këtë vrasje, Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, u vranë në Serbi në tentimin për të fshehur faktet e të mos zbardhej vrasja e Hadrit. Drashkoviqi u arrestua vitin e kaluar pas urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Belgjika. Ai u kapnga policia kroate në aeroportin e Splitit.
Ndërkaq, në lajmërimin e familjes Hadri, dërguar në emailni e redaksisë sonë, thuhet si më poshtë:
“Gjykata Penale e Brukselit shpalli fajtor organizatorin dhe vrasesit e Enver Hadrit
“NJOFTIM
Ne, familja e Enver Hadrit, ne cilesine e pales civile ne kete dosje penale, kemi nderin dhe kenaqesine ta informojme opinion shqiptar se pas perpjekjesh shumevjeçare dhe me ndihmen e pakursyer te avokateve tane, sidomos te Zotit Cristoph Marchand, arritem qe vrasesit e burrit dhe babait tone, Enver Hadri te nxjerren para drejtesise dhe te shpallen fajtore.
Kjo ishte nje beteje e gjate perballe diversioneve te panumerta te organeve te shtetit jugosllave e serb, perballe vonesave, neglizhences por edhe leshimeve te çuditshme te disa hallkave te sistemit gjyqesor.
Ne kete kuptim prej datës 7 nentor e deri me sot, 22 nentor 2016 Gjykata Penale Brukselit, ne perberje te tre gjyqtareve profesioniste dhe te jurise prej 12 qytetareve te zgjedhur me short) mbajti 12 seanca gjyqesore, ku u shqyrtua aktakuza e Prokurorit te Mbretit, e cila ngarkonte Veselin Vesko Vukitiq-in, Andrija Drashkoviqin (kriminele te njohur nga nentoka serbe) dhe Bozhidar Spasiq-in (shef per operacione speciale i UDB-se jugosllave) per vrasjen me paramendim te Enver Hadrit, kryetar i Komitetit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Kosove.
Dy pjesemarres te tjere ne kete vrasje : Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin, u vrane ne Serbi e ne rrethana qe bejne te dyshohet se motivi ishte te mos zbardhet vrasja e Enver Hadrit.
Gjate ketij gjykimi i dhane deshmite e tyre eksperte te kriminalistikes, eksperte te historise se Ballkanit, hetues policor, eksperte te atentateve politike por edhe deshmitare te ndryshem, perfshire ketu edhe deshmitare okulare. Pati edhe deshmitar per te konfirmuar deshmite e tyre qe kishin dhëne me pare ne Tribunalin e Hages;
U lexuan proceverbale te ndryshme dhe dokumente gjyqesore e hetimore te te gjitha shkalleve ne nje procedure qe zgjati me shume se nje çerek shekulli…
Ju perkujtojme se Enver Hadri u vra, me 25 shkurt 1990. Policia pati gjetur atehere ne xhepin e Enverit listen e 32 shqiptareve qe ishin vrare rishtas nga policia serbe ne manifestimet paqesore ne perpjekje per te mbrojtur autonomine e Kosoves.
As kesaj radhe ne bangen e te akuzuarve nuk u ulen vrasesit e Enver Hadrit, sepse ata i mbrojti dhe po i mbron me te gjitha mjetet e mundshme shteti serb, por kjo nuk ndryshon asgje, sepse realisht, ne vendin e tyre, ishte i ulur dhe gjykohej e u denua bashke me vrasesit edhe vete Serbia.
Ne fjalen e saj te fundit Prokuroja e Mbretit, përmendi:
Se ky gjykim i beri nje nderim Enver Hadrit por edhe perpjekjeve te drejtesise per ta nxjerr te verteten ne shesh;
se ky krim eshte shqyrtuar ne imtesi dhe ne te gjitha aspektet e mundshme;
se ky proces gjyqesor po mbahet ne Bruksel, ne kryeqytetin e Evropes, te Evropes se vlerave, te cilat i mbronte edhe Enver Hadri;
se vrasja e Enver Hadrit, ishte nje krim i rende, i kryer me gjakftohtesi e paramendim, me arme e municion te perzgjedhur paraprakisht;
se vrasja e Enverit ishte nje gjurme gjaku me shume ne drurin gjenealogjik te familjes Hadri (Babai i Enverit eshte pushkatuar nga serbet ne vitin 1944).
Se indiferenca vret, dhe se mosndeshkimi gjyqesor i krimit e vret viktimen per te dyten here.
Siç dihet Gjykata e Madhe Penale merr vendime ndaras per dy çeshtje thelbesore:
a. Per percaktimin e fajesise per çka vendos Juria, dhe
b. Per masen e denimit, ne rast te akuzuarit shpallen fajtore, per çka vendos Trupi gjykues i perbere nga gjyqtare profesioniste.
Tani, siç po shihet, Juria i shpalli fajtore organizatorin dhe vrasesit e Enver Hadrit, nderkaq ne ditet ne vijim Gjykata do t’ua shqiptoje denimin me burg.
Paraprakisht avokatet tane dhe Prokurorja kane kerkuar denim me burg te perjetshem per te tre te akuzuarit.
Ne konsiderojme se kjo eshte nje fitore e madhe, sepse deshmon se drejtesia vonon por nuk harron.
Ne jemi te sigurte se ne negociatat per t’u bere pjese e Bashkimit Evropian, Serbia do te detyrohet t’ua dorezoje argatet e saj vrases organeve belge te drejtesise per ta vuajtur denimin e merituar.
Ne fund, duam te falenderojme te gjithe ata qe na kane ndihmuar e mbeshtetur ne kete beteje te gjate e te veshtire, e pikesepari Zotin Cristoph Marchand dhe ekipin e tij, mediet belge sidomos dhe te gjithe ata pjesetare te sistemit gjyqesor belg, qe duke kryer punen e tyre ndershmerisht, kontribuan qe vrasesit e Enver Hadrit te demaskohen dhe te denohen.
Per familjen Hadri,
Teuta Hadri” (sic.). /Telegrafi/