Telegrafi

Vrasësi serik nga Strumica është në paraburgim

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu vrasësi serik, i cili ka fshehur dy trupa njëri pas tjetrit në Strumicë, është gjetur dhe ndodhet në paraburgim.

“Mund të them para opinionit se identiteti i vrasësit në dy rastet në Strumicë është i njohur për policinë, por presim vërtetim zyrtar të ekspertizave të ADN-së për këtë vrasje dhe kemi të dyshuar që është në paraburgim”, tha Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjendet një trup i pajetë në Strumicë

Ai shtoi se e dinë motivin e vrasjes dhe se ka ngjashmëri në mënyrën e vrasjes, madje edhe me vrasjen që ndodhi para disa muajve në territorin e Strumicës./Telegrafi/