Telegrafi

Vrasësi serial që ekzekutoi pesë gra në Shqipëri, Karamuço tregon për hetimin

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për hetimet mbi një vrasës serial në Shqipëri.

Ai ka thënë se një ekspert i policisë kriminale ka hapur dosjen e kriminelit, që ka vrarë të paktën pesë gra.

Duke ruajtur sekretin e hetimit, Karamuço tha se ky vrasës është nga një fshat në vendin tonë, por është larguar jashtë shtetit.

“Është një ngjarje që ka ndodhur në një qytet. Një ekspert i lartë i policisë kriminale ka hapur një dosje të para 15 vitesh dhe është afër një zbardhjeje dhe zbulimi të një vrasësi serial. Ka vrarë të paktën 5 gra. Me probleme të rënda psikologjike. Është larguar. E kanë pasur 2-3 kolegë, e hapi, bëri hetime, dhe ia çoi Prokurorisë”.

I thashë që me këtë hetim ke shpëtuar shumë gra të tjera, sepse ai mund të hynte në Shqipëri dhe të vriste gra të tjera. Është nga një zonë rurale e Shqipërisë. Nuk mund të flas më shumë se është në hetim”, tha Karamuço r në “Top Story”