Një arsimtar i matematikës është qëlluar me revole në kokë nga një vrasës me pagesë, i cili nuk hezitoi të shtie mbi të në prezencë të qindra kalimtarëve dhe të largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Eduardo Reyna po ecte nëpër qytet kur prapa shpinës së tij u shfaq një vrasës me pagesë i cili e qëlloi me revole, kurse dy femrat që ishin me të u rrëzuan në tokë kur dëgjuan të shtënat, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur dëgjohen tri të shtëna nga revolja e vrasësit, derisa viktima 27-vjeçe mbetet i vdekur në vend.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Vista Hermosa në qytetin Cuernavaca në pjesën qendrore të Meksikës.
Reina ishte arsimtar i matematikës në një shkollë të mesme, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj vrasje makabre. /Telegrafi/