Ky është momenti shokues kur një vrasës me pagesë qëllon për vdekje nga një distancë e vogël babanë e dy fëmijëve, i cili po shijonte birrën në një kafene së bashku me shokun e tij.
Geovane Lima Freitas, 37-vjeç, ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me tre plumba në kokë në Campo Magro, afër qytetit brazilian Curitiba, transmeton Telegrafi.
Babai i dy fëmijëve është qëlluar për vdekje ende pa e pirë gllënkën e parë të birrës brenda një kafiterie në pjesën jugore të Brazilit.
Vrasësi me pagesë, shihet në videon e publikuar më poshtë duke u futur në lokal derisa Freitas dhe miku i tij po qeshnin, dhe në një moment i afrohet dhe e qëllon me tre plumba në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Por ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave të sigurisë që filmuan vrasjen, ndërsa pamjet janë publikuar në internet. Miku i tij që pa vrasjen e mikut të tij, mbeti i shokuar. /Telegrafi/