Një video rrëqethëse është publikuar në internet, në të cilën shfaqet një burrë i cili largon vajzën e vogël që i kishte dalur në rrugë, dhe më pas nxjerr revolen dhe vret burrin i cili ishte ulur në një kafiteri.
Vrasësi me pagesë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrarë njeriun, për të cilin ishte paguar për ta likuiduar në një kafiteri në Maracaibo në Venezuelë, transmeton Telegrafi.
Ai fillimisht futet në kafiterinë e mbushur me klientë, por para se ta nxirrte revolen para syve i shfaqet një vajzë e vogël të cilën e shtynë me dorë për ta larguar nga dera, dhe më pas i afrohet viktimës në drejtim të cilin gjuan disa herë me revole.
Vrasësi mbante një kapelë të bejsbollit dhe syze të diellit duke shpresuar se më ato nuk do të identifikohet nga askush, ndërsa pasi ekzekuton burrin në kafiteri, largohet nga vendi i ngjarje sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Viktima është identifikuar si Climaso Segundo Uriana 34-vjeç, ndërkaq policia e Venezuelës ka bërë të ditur se Uriana ishte pjesë e një rrjeti kriminal dhe se vrasje e tij është bërë për “luftën për territori”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=n9GhcvudCe0