Robert Aaron Long, i akuzuar për vrasje masive në tre sulme të armatosura që i kreu brenda një ore në tri qendra masazhi në Atlanta, ka deklaruar se ka problem me varësinë nga seksi dhe se krimet e kryera nga ai mund të kenë qenë të motivuara në urrejtje racore, kanë bërë të ditur mediat amerikane.
Vrasësi 21-vjeç mbyti tetë persona në mesin e tyre gjashtë me prejardhje nga Azia, duke ndjellë frikë se sulmet e tij janë edhe një krim tjetër i drejtuar mbi urrejtjen racore që gjatë pandemisë ishte rritur dukshëm – në veçanti ndaj atyre me prejardhje nga Azia, transmeton Telegrafi.
Long fillimisht kishte qëlluar mbi pesë persona në një qendër masazhi, rreth 50 kilometra në veri të Atlantas, ka bërë të ditur përfaqësuesi i sherifit Cherokke, Jay Baker.
"Yesterday was a really bad day for him and this is what he did" — a law enforcement official explains Robert Aaron Long's decision to kill 8 people in a strange manner pic.twitter.com/u0zFcqjbNK
— Aaron Rupar (@atrupar) March 17, 2021
Dy persona në këtë sulm mbetën të vdekur në vendi, e tre tjerët u dërguan me urgjencë në spital, ku pas disa orëve dy prej tyre humbën jetën.
E një orë më vonë, policia pas telefonatës së pranuar për një plaçkitje, kishte hasur në tri gra që kishin vdekur si pasojë e plagëve të marra në një qendër tjetër masazhi.
Derisa ishin në vendin ku është kryer krimi, policët mësuan për të shtënat në një qendër tjetër të masazhit, ku gjetën një grua të vdekur.
“I dyshuari ka marrë përgjegjësinë për vrasjet. Lokacionet ku i ka kryer krimet i konsideron si vende që duhet shkatërruar”, ka bërë të ditur kapiteni i policisë, duke konfirmuar se në veturën e vrasësit kanë gjetur armë të kalibrit 9 milimetra. /Telegrafi/