Telegrafi

“Vrasësi” i Apple dhe Samsung, përgatit modelin e ri me një super-çmim!

Ky çmim është më pak se gjysma e asaj që përdoruesit paguajnë për një telefon të ri nga Samsung apo Apple. Edhe pse do të jetë një model i ri, telefoni i ri i Xiaomi do të vijë për të njëjtin çmim sa edhe modeli më i avancuar aktual Mi4, që kushton 320 dollarë.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve të para, thuhet se bëhet fjalë për pasardhësin e Mi4, që i bie të jetë Xiaomi Mi5.

Siç thuhet, modeli i ardhshëm i telefonit të Xiaomi do të jetë shumë i hollë, me dizajn tejet të bukur dhe shumë i fuqishëm për nga karakteristikat harduerike. Dhe të gjitha këto komponenta do të ofrohen për një super-çmim.

Xiaomi Mi5 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.7-inç në 2560 x 1440 piksel, dhe çmimi i tij do të jetë vetëm 325 dollarë, ndërsa kthjelltësia e ekranit thuhet se do t’ia kalojë edhe iPhone 6 dhe Galaxy S5.

Procesori i këtij modeli besohet se do të jetë nga Qualcomm, Snapdragon 810 processor, që është pasardhësi i procesorit të Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se këto janë vetëm parashikime të bëra nga një analist i industrisë – informacioni nuk është i lidhur me Xiaomi në asnjë aspekt, kështu që ka gjasa që këto parashikime të mos jenë të sakta. (Telegrafi)