Site icon Telegrafi

Vrasësi i 35-vjeçares: E vrava se më tradhëtoi

“M’u ndez gjaku dhe e humba logjikën. Dy vjet e ca unë isha shkrirë pas saj. Kisha harxhuar shuma të mëdha lekësh. M’u errën sytë. Rrëmbeva çekanin që punoja, e që e kisha në çantën time me vete. E qëllova tek tëmthat e kokës në fillim. Më pas, edhe pesë herë të tjera në mes të kokës, deri sa vdiq. Nuk jam penduar, se më tradhtonte me një tjetër".

Nga hetimet rezultoi se shkak i krimit ka qenë këmbëngulja e viktimës për të ndërprerë lidhjen, pasi ajo kishte një të dashur tjetër.

Halit Hykollari akuzohet për vrasje në rrethana rënduese dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version