Site icon Telegrafi

Vrasësi i heshtur: HIV po përhapet ndër militantët e ISIS-it në Mosul!

Në spitalin e quajtur “Ibn Sina” të vendosur në qytetin e Mosulit, në veri të Irakut, anëtarët e ISIS-it janë futur në një dhomë në karantinë.

Kjo pasi që, siç ka thënë bërë të ditur një burim nga spitali, këta militantë janë të infektuar me HIV dhe numri i tyre po rritet, shkruan Sputnik, përcjell Telegrafi.

Po sipas të njëjtit burim, aktualisht ka rreth 23 njerëz të infektuar në radhët e ISIS-it.

Sipas të dhënave të burimit, rreth një vit më parë, më 23 gusht 2015, tre pacientë me origjinë aziatike janë raportuar me HIV pozitiv. Sot ky numër ka arritur në 23 persona.

Gjithashtu thuhet se së fundmi, spitali në fjalë ka pranuar edhe gjashtë të rinj të infektuar, të cilët kohët e fundit iu bashkuan ISIS-it.

“ISIS ndalon stafin e spitalit Ibn Sina që të futet në dhomën ku janë të infektuarit. Shumica e këtyre mercenarëve janë me origjinë aziatike. Vetëm mjekët e huaj që punojnë për ISIS vijnë për të vizituar këta pacientë “, ka shtuar burimi, përcjell Telegrafi.

Mediat lokale dhe gazetarët kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur militantët e ISIS-it për marrëdhënie të të njëjtit seks dhe përdhunimin e të rinjve.

Sipas mjekëve të spitalit, këto mund të jenë arsyet pse HIV është përhapur në mesin e militantëve. /Telegrafi/

Exit mobile version