Një takim me të dashurën e tij në një restorant, është shndërruar në një makth për një 24-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga një person i armatosur, ndërsa ishte ulur me të dashurën e tij.
Pamjet e tmerrshme tregojnë të dyshuarin e veshur me një helmetë motoçiklete duke u futur në një restorant të mbushur në Brazil, përcjell Telegrafi.
Ai hap zjarr ndaj viktimës – i cili thuhet se ishte duke ngrënë akullore me të dashurën e tij – dhe ikën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
24-vjeçari, i quajtur si Wesley Pereira Guimaraes, bie në tokë, derisa gratë rreth tij, përfshirë edhe partneren e tij, ikin në panik.
Sipas mediave lokale, viktima ishte ende gjallë kur arriti në spital, por vdiq pak kohë më vonë. /Telegrafi/