Site icon Telegrafi

Vrasësi e Emy-t kërkon lirinë

Përmes mbrojtësit të tij, Kelmendi ka apeluar në gjykatën supreme, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, pasi pretendon se e gjithë ngjarja e 27 shkurtit 2011, ka qenë aksidentale, pra ai nuk ka pasur asnjë qëllim që të vrarë këngëtaren, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie dy-vjeçare, raportoi BW.

Dy shkallët e gjyqësorit e kanë lënë në burg biznesmenin dhe tashmë Gjykata e Lartë do të vendosë për fatin e tij. Ai pati ofruar dhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, që në fakt, gjykata e Apelit ia refuzoi.

Aziz Kelmendi akuzohet për vrasjen e këngëtares në shkurt të këtij viti. Ai ishte së bashku me të dashurën e re, kur në ambientet e një pub-i të njohur në Tiranë u takua me Emmy-n. Kjo e fundit filloi të debatonte me të, për shkak të ndarjes dhe u kap në derën e makinës së biznesmenit. Ai tentoi të largohej, duke marrë zvarrë, 22-vjeçaren, e cila u plagos rëndë dhe gjeti vdekjen më vonë në spital. /Telegrafi/
 

Exit mobile version