Duart e tij të mbuluara në gjak, ky është momenti trishtues kur një njeri ka pranuar vrasjen brutale të babait të tij dhe njerkës së tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Corey Breen kishte therë me thikë gjuetie babain e tij, Paul Breen, si dhe njerkën Felicia Crawford, në shtëpinë e tyre në Bregun Qendror, New South Wales, Australi, në vitin 2013.
Në vitin 2015, ai ishte dënuar me 42 vite burg dhe nuk ka të drejtë lirimi me kusht deri në vitin 2046.
Dhe tani është publikuar intervista e parë kur vrasësi kishte dhënë për policinë, natën e vrasjeve, video ku ai tregon me mburrje për sulmin e tij të egër.
Në video rrëfim, shihet Corey duke kuptuar se duart e tij janë ende me gjak.
I pyetur se gjaku i kujt është, ai thotë se mund të jetë “i të tre” viktimave të tij – duke përfshirë edhe shoferin e plagosur, pasi ai vodhi makinën e tij duke ikur nga skena e vrasjes.
Në video e cila e plotë do të publikohet në një emision investigativ, gjithashtu thuhet se Policia dëgjohet duke informuar Corey se ai është nën arrest për “akuza të shumta për therje me thikë”. /Telegrafi/