Janë zbuluar detaje të reja për Kevin James Loibl, njeriut që vrau këngëtaren 22 vjeçare Christina Grimmie javën e kaluar.
Një koleg i Kevin, ka thënë që ai ishte i fasionuar pas Christinas e madje kishte menduar që të ndërrojë pamjen në mënyrë që të ishte më i pranueshëm për të, transmeton Klan Kosova.
Raportohet që Kevin kishte bërë transplant flokët e i ishte nënshtruar operacionit të syve, u bë vegjetarian e madje edhe kishte humbur peshë vetëm që t’i pëlqente asaj.
Sipas burimeve të TMZ, Kevin shpresonte që një ditë ajo të bëhej gruaja e tij.