I dënuari për shkeljen për vdekje të katërvjeçarit Almir Aliut, Boban Iliq ka filluar të vuajë dënimin.
Se Iliqi është në burgun e Kumanovës, e konfirmojnë nga kjo e fundit për TV21.
Shkuarja e Iliqit në burg vjen pas dramës së djeshme, ku edhe pse Këshilli penal i Gjykatës Themelore të Kumanovës kishte vendosur t’ia shtyjë vuajtjen e dënimit për 3 muaj, sërish, pas ankesës së Prokurorisë së Kumanovës, vendimi ishte anuluar dhe Iliqi u ftua të vuajë dënimin menjëherë.