Një vrasës që mund të bëhet personi i parë i vrarë në Nevada në 15 vjet ka kërkuar përdorimin e një skuadre pushkatimi sesa injeksion vdekjeprurës.
Avokatët e Zane Michael Floyd, të cilët po luftojnë për një datë të mundshme të ekzekutimit në muajin qershor, thonë se kërkesa e klientit të tyre “nuk është një taktikë vonuese”.
Në dokumentet e gjykatës të parë nga Associated Press, avokatët thonë se metoda është “më pak e dhimbshme”.
Përdorimi i skuadrave të pushkatimit për të kryer dënimin me vdekje është i rrallë në SHBA, raporton bbc.
Avokati federal i mbrojtjes publike Brad Levenson tha se Floyd donte të shmangte injeksionin vdekjeprurës me tre ilaçe të propozuar nga shteti.
Floyd, 45 vjeç, u dënua me vdekje shkaku i vrasjes së katër personave dhe plagosjen serioze të një tjetri në një supermarket në Las Vegas në vitin 1999.
Aktualisht janë 70 persona në burg që po presin dënimin me vdekje në Nevada – një nga 27 shtetet amerikane që kanë ende në fuqi këtë dënim. /Telegrafi/