Vrasësi i ambasadorit rus në Turqi i identifikuar si Mevlut Mert Altintas, ish-pjesëtar i policisë turke, ishte shkarkuar gjatë hetimeve lidhur me tentim puqin ushtarak që u zhvillua më 15 korrik, raporton agjencia ruse Tass.
Sipas Haberturk, 22-vjeçari Altintas ka qenë pjesëtar i organizatës së Fetullah Gulenit, të cilin autoritet turke e akuzojnë për tentim puqin, transmeton Telegrafi.
Ambasadori rus Andrey Karlov humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, gjatë një fjalimi që po mbante në një ekspozitë të mbajtur në Ankara.
Vrasësin e kanë vrarë organet e sigurisë në vendin ku ishte organizuar ekspozita, ku në trupin e tij është gjetur dokumentacioni i policisë.
Mediat raportojnë se sulmuesi kishte bërtitur “Allah Akbar” dhe “Mos e harroni Aleppon! Mos e harroni Sirinë”. /Telegrafi/