Site icon Telegrafi

Vrasësi i Almir Aliut u dënua me gjashtë vite burg

Gjykata e Kumanovës mori vendimin përfundimtar në lidhje me Boban Iliqin, personin përgjegjës për vdekjen e Almir Aliut katërvjeçarë nga Kumanova.

Gjykata vlerësoi se ai duhet të dënohet me gjashtë vite për rastin në fjalë. Sami Demiri dhe Sedat Aliu morën nga 9, respektivisht 6 muaj burg me kusht.

Fillimisht, Iliq u akuzua për vrasje, pastaj Prokuroria e ndërroi akuzën nga vrasje në aksident komunikacioni me pasojë rrezikimin e jetës së njerëzve./Telegrafi/

Exit mobile version