Site icon Telegrafi

Boban Iliq do të fillojë të vuajë dënimin me burgim

Gjykata Themelore e Kumanovës e vërtetoi ankesën e Prokurorisë kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të sjellur më 19 shkurt 2021, me çka të dënuarit Boban Iliç nga Kumanova ju miratua kërkesa për anulimin e zbatimit të dënimit me burg.

Sipas njoftimit, Prokuroria e pakënaqur nga vendimi parashtroi ankesë më 22 janar 2021 dhe kërkoi nga Këshilli Gjyqësor që të ndryshojë vendimin dhe i dënuari të burgoset menjëherë.

“Dënimin me burg prej 4 viteve, pas aktakuzës së Porkurorisë dhe procedurës gjyqësore, të dënuarit ju shqiptuar gna Gjykata e Apelit dënimi me burg për veprën penale ‘vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. I dënuari veprën penale e ka kryer më 25 qershor 2016 kur me automjet i solli lëndime të rënda trupore me pasoje vdekje katër vjeçari Almir Aliu nga Kumanova”, thonë nga PTHP.

Nga Prokuroria thonë se Gjykata Themelore e Kumanovës mori vendim që ndryshohet vendimi paraprak dhe i dënuari duhet të vuajë burgimin menjëherë në entin ndëshkrimor përmirësues./Telegrafi/

Exit mobile version