Site icon Telegrafi

Vrasës në dasmë: Hyri së bashku me nusen e dhëndrin dhe më pas qëlloi mbi mysafirët (Video,+18)

Një vrasës noshalant po ecte bashkë me nusen dhe dhëndrin në një martesë braziliane para se të nxirrte armën e tij dhe të qëllonte mbi mysafirët.

Umberto Ferreira dos Santos, i njohur si Betinho, kishte hapur zjarr mbi mysafirët në një ceremoni brenda një kishe në Limoeiro de Anadia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Thuhet se ai aty kishte shkuar për një baba dhe djalin e tij – të cilët ishin të ftuar si dëshmitarë në ceremoni – në një sulm hakmarrje për vdekjen e djalit të tij.

Tre persona nga e njëjta familje u qëlluan nga plumbat, dhe janë identifikuar si Cicero Barbosa da Silva, 62, djali i tij Edmilson Bezerra Da Silva, 37, si dhe gruaja e tij e cila nuk është identifikuar.

Bëhet e ditur se Cicero dhe Edmilson iu nënshtruan një operacioni dhe janë në një gjendje të qëndrueshme në spital, ndërsa gruaja u lirua pas trajtimit, pasi një plumb e kishte kapur pak krahun e saj.

Familja jetonte në një fermë të quajtur Mucambo në periferi të qytetit Alagoas, Brazil. /Telegrafi/

Exit mobile version