Në një garë që është zhvilluar në Belgjikë, një vrapues nuk ka qenë me fat dhe e ka goditur një shtyllë të rrugës, me pjesën më të ndjeshme të trupit.
Sportisti, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, nuk e ka parë metalin me ngjyrë bardh dhe portokall, që i vinte deri te mesi i trupit, transmeton Telegrafi.
Me të kaluar kthesën, ai është paplasur për shtyllën, dhe ka filluar të largohet ngadalë.
Siç shihet në video, ai ka marrë lëndime që i kanë shkaktuar shumë dhimbje, andaj nuk ka vazhduar vrapimin.
Filmimi që është plasuar në internet, është shpërndarë shumë herë, por se nuk bëhet i ditur fati i vrapuesit. /Telegrafi/