Telegrafi

Vraponte nëpër lagjen periferike, vodhi pakon që kishte lënë postieri para një dere (Video)

Derisa po vraponte nëpër një lagje periferike të Prestatyn të Wales, vrapuesi ndaloi të vidhte pakon që e kishte lënë postieri para një dere dhe e futi nën bluzë.

Me të marrë veshjet sportive, që ishin blerë për 15 funte për të birin e pronarit të shtëpisë, ai u largua duke lënë disa letra të shpërndara, transmeton Telegrafi.

“Shikova pamjet e kamerave, pasi djali më pyeti nëse i kanë arritur tutat që i porositi përmes internetit. Aty e pashë se ku përfunduan” e ka përshkruar ai ngjarjen.

Megjithëse vodhi veshje sportive, nuk besohet se ai e ka ditur se çfarë po merrte, por shfrytëzoi rastin të grabiste duke menduar se do largohej pa u vërejtur. /Telegrafi/