Telegrafi

Vraponte mbi kontejnerët e mbeturinave, përfundoi brenda njërit që ia hapi kapakun (Video)

Filloi të vraponte, e bindur se mund t’i dilte në fund të kontejnerëve në një rrugë në Newcastle të Anglisë, por situata doli prej kontrolli.

Kapaku e njërit që e hapi nën këmbë, bëri që të përfundonte në mbeturina dhe të mos mund të ngrihet sërish, transmeton Telegrafi.

“A do të mund ta bëjë këtë” dëgjohet duke thënë ajo, para se të niste këtë sfidë, që e realizoi gjatë mesnatës.

Në momentin që ajo nuk mund të ngrihej, shoqëruesi dëgjohej duke qeshur në sfond, ndërsa i kërkonte të mblidhte forcat.

Ngjarja që është shpërndarë së fundmi, është parë mbi katër milion herë, ndërsa ajo besohet se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/