Site icon Telegrafi

Vraponte lakuriq nëpër lagje dhe hante letrat nga kutitë postare të fqinjëve (Foto/Video)

Një burrë i droguar ka sulmuar postierin, dhe është përpjekur të hajë atë dhe letrat që gjendeshin në kutinë e postës.

Njëri prej dëshmitarëve okularë ka filmuar gjithë ngjarjen e çuditshme, dhe momentin kur policia është munduar të qetësoj burrin e droguar që kishte sulmuar postierin, dhe kishte filluar t’i hajë letrat nga kutia postare, transmeton Telegrafi.

Burri që kishte filmuar ngjarjen, raportohet se është kërcënuar nga i droguari i lakuriqur që të fshijë videon nga YouTube, edhe pse ky burrë nuk kishte dashur ta ndjek penalisht për tri vepra penale, pasi personi i dyshuar kishte trokitur dhe bërë probleme para derës së shtëpisë së tij.

Kjo video që besohet se është filmuar në Austin, Teksas, brenda ditës ka bërë gjiron botës dhe besohet se është shikuar nga miliona njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version