Telegrafi

Vraponte e zhveshur në aeroplan dhe pretendonte se kishte me vete eksploziv – britaniku “ndalë” gruan që i kërcënonte pasagjerët

Një baba i tre fëmijëve që fitoi epitetin e heroit, ka arritur ta frenojë një grua e cila ishte zhveshur dhe vraponte nëpër aeroplanin që udhëtonte drejt Manchesterit dhe vazhdimisht tentonte të futej në kabinën e pilotit duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Gruaja pretendonte se ka eksploziv me vete, dhe vazhdimisht i pyeste fëmijët që i kishte me vete nëse janë të gatshëm të vdesin.

Ajo u tha pasagjerëve të tmerruar dhe stafit se prindërit e saj janë anëtarë të grupit terrorist ISIS, transmeton Telegrafi.

Por O’Brien që ishte në bord me familjen e tij, përfshirë gruan dhe tre fëmijët reagoi me kohë për të parandaluar më të keqen.

I habitur me atë sesi askush nuk po reagon, ky baba i tre fëmijëve vrapoi për t’i dalë në ndihmë personelit.

35-vjeçari duket se nuk kishte harruar taktikat e vetëmbrojtjes derisa kur ishte si adoleshent kishte punuar si roje sigurimi, kështu e rrëmbeu dhe priti derisa të shfaqet policia. /Telegrafi/