Telegrafi

Vrapon me revole në dorë nëpër rrugën e mbushur me vetura, për ta vrarë një burrë në mes të ditës (Video, +18)

Një burrë me revole në dorë është filmuar duke vrapuar në trafikun e dendur, për të vrarë një person që ishte brenda një veture.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në mes të ditës, ku qindra civilë ishin në ato momente në rrugë, transmeton Telegrafi.

Caio Cesar Siqueira Sisnando, ka humbur jetën të martën mbrëma pasi u qëllua me 11 plumba.

29-vjeçari u sulmua derisa po qëndronte brenda veturës në të kuqen, në një rrugë në Fortaleza në pjesën verilindore të Brazilit.

Sipas policisë viktima kishte lidhje me grupe kriminale, dhe ishte prej kohësh cak i sulmeve për shkak të një borxhi.

“Burri  i vrarë është i njohur si Caio Lacraia. Besojmë se ai ishte anëtar i grupit Red Command, banda e dytë më e madhe në Brazil, dhe ishte cak i rivalëve që kishte paguar një vrasës për ta vrarë”, thuhej në deklaratën e policisë.

Videoja është filmuar nga disa kriminelë tjerë që e shpërndanë videon në rrjetet sociale. /Telegrafi/