Një motoçiklist i cili po nxitonte t’i ofronte ndihmë një gruaje që ai mendonte se kishte pësuar sulm në zemër derisa po ngiste veturën, kishte mbetur i shokuar kur kuptoi se ajo në fakt kishte ndalur veturën në mes të rrugës për të punuar me iPad-in e saj.
Danny Thompson, kishte vërejtur se një grua që ishte brenda veturës Seat po mbante kokën poshtë, derisa isha në autostradën A102 M në Londër, transmeton Telegrafi.
Pasi kishte vërejtur, 61-vjeçarja ka pranuar para medieve se motoçiklisti kishte zvogëluar shpejtësinë duke menduar se ka nevojë për kujdes mjekësor, por pas disa sekondave e kuptoi se ajo po e mbante në mes të këmbëve një tabletë. /Telegrafi/