Telegrafi

Vrapon në skenë për ta përqafuar këngëtarin e preferuar, vajza nga Arabia Saudite arrestohet (Video)

Një vajzë saudite është arrestuar pasi ka vrapuar drejt skenës për të përqafuar  këngëtarin e saj të preferuar, dhe ky veprim në vendin e saj ndalon femrat të përzihen në publik me meshkuj, vetëm në rast se ata i kanë familjarë.

Një vajzë e paemëruar e mbuluar me nixhab mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, duke vrapuar drejt skenës ku më pas i hidhet në përqafim këngëtarit, transmeton Telegrafi.

Ajo arrin për një moment ta përqafon këngëtarin, derisa pjesëtarët e sigurimit reagojnë për ta larguar nga këngëtari i lindur në Irak por me shtetësi saudite.

Policia ka arrestuar fansen për veprimet e saj, pasi sipas ligjeve në fuqi që janë në këtë vend ndalohen veprime të tilla dhe për këtë arsye është dërguar në paraburgim.

Sipas mediave saudite, nëse dënohet sipas ligjeve në fuqi, vajza mosha e të cilës nuk dihet, mund të ballafaqohet me dy vite burgim dhe një dënim tjetër prej 20 mijë funte (100 mijë riyal saudit). /Telegrafi/