Site icon Telegrafi

Vrapon deri te dera e shtëpisë, shtie me armë dhe largohet – sulmuesi që po terrorizon një familje në Georgia

Policia e Mariett në Georgia ka publikuar pamjet ku shihet një burrë duke shtënë në drejtim të një dere të shtëpisë – duke terrorizuar një familje që ishte brenda.

Policia thotë se askush nuk është lënduar në tre incidente të ndara, dhe lusin qytetarët që kanë informacione që mund të çojnë në kapjen e tij – që të lajmërohen në stacionin më të afërt, transmeton Telegrafi.

Videoja tjetër është realizuar më 17 janar rreth orës 13:30. Motivi i krimit akoma nuk dihet sipas policisë.

Çdo herë i dyshuari arratiset, ku ky burrë sipas burimeve të policisë më parë nuk kishte pasur probleme me askënd, dhe për këtë mbetet e panjohur se pse po terrorizon këtë familje.

Në video shihet sesi vrapon në afërsi të shtëpisë, ngjitet shkallëve dhe nxjerr revolen nga e cila shkrep disa plumba mbi derë dhe largohet me shpejtësi. /Telegrafi/

https://twitter.com/Breaking911/status/1483623529035751424?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1483623529035751424%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3853841%2Fdotrcava-do-vrata-kuce-puca-u-njih-i-bezi-napadac-terorise-porodicu-koja-ne-zna-ni-ko-je-on-ni-sta-hoce-ali-nije-nimalo-naivno

 

 

 

Exit mobile version