Telegrafi

Vrapojnë për ta ndërruar gjininë: Transgjinorët në Shteteve të Bashkuara i frikësohen administratës së Trumpit

Personat transgjinorë kanë filluar të mbajnë kontakte të vazhdueshme në Tëitter me avokatë, të cilët u kanë ofruar ndihmë pa pagesë që të ndërrojnë gjininë dhe emrin, para inaugurimit të Trumpit më 20 janar, raporton Reuters.

Transgjinorët në Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që sa më shpejt në mënyrë ligjore të ndërrojnë emrin dhe gjininë me ndihmën e disa avokatëve vullnetar, nga frika se të drejtat e njeriut nuk do të respektohen kur në pushtet do të vijë presidenti i ri Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Ndihma e këtyre avokatëve do të kenë për fokus të veçantë personat transgjinorë, që po kërkojnë me ngulm ndërrimin e gjinisë në pasaportat e tyre, që në fakt do të duhej të kushtonte disa mijëra dollarë një shërbim të tillë.

Gjatë fushatës Trump kishte dërguar porosi të ndryshme për personat transgjinorë, për të cilat komuniteti LGBT po frikësohen se të drejtat e tyre po rrezikohen. /Telegrafi/